E Shtunë, 31 Tetor 2026

Galeria Kombetare e Arteve cel ekspoziten ikonografike

Pas 18 vitesh mungesë në Galerinë Kombëtare të Arteve çelet një ekspozitë e rrallë dedikuar artit të ikonografisë shqiptare, që daton që nga shek. XIV – XX. Në këtë përzgjedhje bërë me kujdes nga kuratori  Rubens Shima dymbëdhjetë ikona vijnë nga Muzeu Kombëtar “Onufri”, Berat, tetëmbëdhjetë ikona dhe një kapak ungjilli nga Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar, Korçë, ndërsa pjesa tjetër është fond i Galerisë Kombëtare të Arteve, Tiranë.
Ikonat në ekspozitë  vijnë  në formë retrospektive dedikuar historisë së ikonografisë në vendin tonë, duke filluar nga autorë anonimë të shek.XIV zbuluar 5 vite më parë vijon me ikonat e rralla të Onufrit, Nikolla Onufrit, të birit të Onufrit, Onufër Qiprioti, Kostandin Shpataraku, Kostandin Jeromonaku, Kostandini dhe Athanas Zografi,  duke u përmbyllur me ikonën e vitit 1920 Spiro Xega.
Ekspozita çelet në kuadër te 100 vjetorit të pavarësisë dhe do të qëndroj e hapur 29 nëntor 2012.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›