E Shtunë, 31 Tetor 2026

Euro 2012 Portugalia kerkon ndihmen e Specialit

Toka meme therret per ndihme trajnerin Jose Mourinho. Federata Portugeze e Futbollit kerkon qe Speciali te marre drejtimin e kombetares per dy ndeshjet e ardhshme eliminatore te Euro 2012 pasi luzitanet rrezikojne te ngelen jashte ketij evenimenti.Danimarka dhe Islanda ne 8 dhe 12 tetor do te jene kundershtaret e radhes per Portugaline ku luzitaneve u duhen 6 pike per te vazhduar te qete garen eliminatore. Madail do te takohet me agjentin e teknikut me shpresen qe Mourinho te marre drejtimin e kombetares pas shkarkimit te Quierozit. Nderkohe tekniku i Sportingut te Lisbones Paulo Bento ka deklaruar se nuk ka firmosur asnje marreveshje me federaten.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›