Itali sekuestrohen 65 breshka toke

Gjate nje kontrolli ne nje automjet qe sapo kishte ardhur nga Shqiperia u zbuluan kafshet e transportuara ne kushte jo te pershtatshme dhe pa dokumentat e nevojshme. Ne treg ato do te sillnin nje fitim prej rreth 4 mije eurosh.
47-vjecari shqiptar eshte paditur per mbajtje te specieve te mbrojtura nga Konventa e Washingtonit qe parashikon nje sere shtrengimesh per tregtine nderkombetare te specieve te faunes dhe flores ne rrezik zhdukjeje.
Me te njejten akuze eshte gjobitur ne Trieste ne fillim te javes dhe nje tjeter shtetas shqiptar. Kur ka zbritur nga anija Venezia e nisur nga Durresi policia doganore i gjeti nje koral i madh me peshe gati 2kg dhe pa asnje dokument qe deshmonte prejardhjen e tij. Ne kete rast gjoba e parashikuar eshte deri 6 mije euro.