E Shtunë, 31 Tetor 2026

Euro 2012 Ukraina probleme me rruget

Kur mungon më pak se një vit nga fillimi i kampionatit evropian të futbollit, 8 qershor-1 korrik 2012, në Ukrainë duhen ristrukturuar ende 30 për qind e rrugëve.

Lajmin e bën të ditur agjencia ruse “Interfax”, e cila citon burime nga qendra informative “Ukraina 2012”.

Sipas këtyre të fundit, deri më sot është kompletuar pothuajse 70 për qind e rrjetit rrugor të parashikuar për kampionatin evropian, në Kiev, Kharkiv, Donetsk dhe Leopoli.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›