Futboll, ekipi per femra "The door Albania", pjesëmarrës në kupën e Norvegjisë
SHKODËR- Kupa e Norvegjisë 2011, aktivitet ndërkombëtar ku marrin pjesë ekipe nga 76 vende të ndryshme të botës që po zhvillohet në Oslo, edhe këtë vit ka të ftuar sportistë nga Shqipëria.
Flamuri shqiptar kuqezi përfaqësohet nga ekipi i futbollit të femrave të Shkodrës “The Door Albania”, i cili nën drejtimin e trajnerëve, Alketa Shoshi dhe Kastriot Faci, po bën një prezantim shumë të mirë.
Sipas drejtuesve të delegacionit sportiv shqiptar në Norvegji, ekipi “The Door-Albania” me qendër në Shkodër, merr pjesë për herë të pestë radhazi në këtë aktivitet, duke përfaqësuar vendin tonë në Kupën e Norvegjisë, e cila mbahet tradicionalisht çdo vit në Oslo.
Deri tani, futbollistet e reja shkodrane kanë arritur të fitojnë dy ndeshje radhazi, njëra prej të cilave me rezultat të thellë 10 me 1 ndaj ekipit të Serbisë, duke hapur rrugën e kualifikimit në finale.
(d.b/BalkanWeb)