E Shtunë, 31 Tetor 2026

Euro 2012 me fitore Spanja dhe Hollanda

Spanja dhe Hollanda kanë hedhur një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit në finalet e Euro 2012 duke ruajtur ecurinë perfekte në grupet e tyre. Kampionët e Botës në fuqi nuk ndalen as nga terreni i rënduar i fushës në kryeqytetin e Lituanisë, duke fituar 3-1 kundër vendasve. Mesfushori i Barcelonës, Xavi do të hapte serinë e golave në minutën e 19-të, ndërsa epërsia e spanjollëve do të mbetej në fuqi deri në fundin e pjesës së parë.

Lituania do të barazonte rezultatin me rikthimin në fushë me Stankevicius, por shpresat e skuadrës vendase për të dalë me pikë nga kjo sfidë do të shuheshin shumë shpejt. Mbrojtësi Kijanskas do të mdëshkonte skuadrën e tij me një autogol, përpara se sulmuesi i Valencias Manuel Mata të vuloste përfundimisht suksesin e Spanjës, e cila me 15 pikë në krye të grupit i është vetëm një hap larg kualifikimit në 2012.

I njëjti sukses dhe për finaliesten tjetër të Botërorit 2010, Hollandën. Skuadra e Bert Van Marëijk ka fituar 5-3 kundër Hungarisë duke u ngjitur në kuotën e 18 pikëve pas gjashtë fitoreve radhazi në ndeshjet e luajtura deri tani në Grupin D. Van Persie, Snejider, Van Nistelroi dhe Kujt me dy golat e tij i kanë dhuruar fitoren “Tulipaneve”, duke bërë të pavlefshëm golat e formacionit hungarez që nuk arrit të ruante avantazhin e përkohshëm pas golave të shënuar nga Rudolf dhe Zolatn Gera. Pas këtij suksesi, Hollanda thuajse ka siguruar vendin e parë në grupin E, pasi ka nëntë pikë më shumë se vendi i dytë që mbahet nga Suedia.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›