E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpresa per Shqiperine Bosnja ne prag te perjashtimit

Mbase është shpejt për të folur për një kualfikim, por kuotat e Shqipërisë për të mbyllur me sukses eliminatoret e Euro 2012 janë rritur. Bosnje Herzegovina, e cila është dhe rivalja e ardhshme e përfaqësueses kuqezi është vetëm një hap përjashtimit nga FIFA dhe UEFA.

Kjo e fundit do të marrë vendimin e paralajmëruar në 1 prill, si përgjigje ndaj mosbindjes së drejtuesëve të futbollit boshnjak për të unifikuar Federatën, e cila drejtohet nga tre presidentë të ndryshëm, të cilët përfaqësojnë etnitë e ndryshme në Bosnje. Një president boshnjak, një serb dhe një tjetër kroat drejtojnë me rotacion cdo 16 muaj federatën boshnjake të futbollit, ndërsa thirrja e FIFA-s dhe UEFA-s për të ndryshuar situatën nuk është dëgjuar as në zgjedhjet e fundit ku me 28 vota kundër, 22 pro dhe 3 abstenime nuk është miratuar kërkesa e qeverisë evropiane të futbollit për të zgjedhur një president me mandat të plotë katërvjecar.

Si pasojë, e kësaj Bosnje Herzegovina pret vetëm të mësojë zyrtarisht përjashtimin, i cili do të ndryshonte situatën në grupin D eliminator të Euro 2012 ku merr pjesë dhe Shqipëria. Sipas rregullores, skuadrës që nuk ka zhvilluar më shumë se gjysma e ndeshjeve në grup i hiqen pikët, ashtu si skuadrave që kanë luajtur kundër saj. Kështu, Franca kryesuese zbret në kuotën e 9 pikëve, Bjellorusia mbetet në vendin e dytë me 8 pikë, ndërsa Shqipëria, e cila barazoi 1-1 kundër Bosnjes në Tiranë, renditet e treta me 7 pikë. Kjo situatë në grupin D ngushton diferencat mes skuadrave të para, ndërsa të paktën në letër shpresat e Shqipërisë për një kualifikim historik janë më të mëdha.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›