Euro 2012 ne SuperSport

Nuk do te mbetet jashte ketyre emocioneve edhe Kombetarja Shqiptare e cila do ta nise rrugetimin e saj ne Rumani. Pas nje transmetimi te suksesshem paketa SuperSport do te vazhdoje te sjelle edhe kete edicion ne shtepite e shqiptareve sfidat kualifikuese te Kombetares sone dhe perfaqesuesve me te njohura te futbollit boteror drejt Euro 2012 eventin me te rendesishem futbollistik te kontinentit qe do te zhvillohet ne Poloni e Ukraine.
Te premten SuperSport do te transmetoje direkt nga Rumania sfiden e pare te kuqezinjve te Kuzhes nderkohe qe do te jene te pranishem edhe kundershtaret ne grup Franca dhe Bjellorusia Gjermania dhe Italia e re qe tashme drejtohet nga Prandeli.
Vetem pas 4 ditesh me 7 shtator ne ekranin e SuperSport do te transmetohen edhe ndeshjet e dyta ne grupe. Shqiperia do te perballet ne Qemal Stafa me Luksenburgun Greqia do te luaje ne transferte me Kroacine Anglia e Don Fabio do te ndeshet me Zvicren nderkohe qe nuk do te mungoje dhe miqesorja e luksit kampionet e botes ne fuqi Spanja me Argjentinen.