Rumani kombetarja kolaudohet ne stervitjen e fundit

Kombetarja shqiptare ka zhvilluar pasditen e sotme seancen e fundit stervitore para ndeshjes hapese te fushates eleminatore Euro 2012 kunder Rumanise.
Sipas te derguarit te Top Channel ne Rumani trajneri Kuzhe ka zhvilluar nje stervitje normale dhe pa demtime. Gjate konferences per shtyp Kuzhe tha se nuk e shikon Rumanine si nje nga favoritet e grupit pasi kjo skuader ka ndryshuar shume me ate te vitit 2008 kur na mundi 6-1.
Dyshimi i vetem i formacionit te kroatit eshte Salihi apo Duro ku ky i fundit eshte me pak i avantazhuar. Ne porte do nise titullar Beqaj ndersa mbrojtja perbehet nga Vangjeli Curri Cana e Agolli. Skela do drejtoje repartin e mesfushes ndersa Bogdani pritet te drejtoje i vetem sulmin.