E Diel, 1 Nëntor 2026

Euro 2012 perfundon rikonstruksioni i stadiumit te pare ne Poloni

Polonia ka hapur dyert e stadiumit te pare qe do te prese ndeshjet e Euro 2012. Impianti qe ndodhet ne Poznan eshte ndertuara nga e para dhe ka nje kapacitet me 43 mije vende. Ceremonine e stadiumit modern e ka pershendetur kengetari i njohur britanik Sting nderkohe qe ne fjalen e tij kryetari i bashkise se Poznanit Ryszard Grobelny ka falenderuar te gjithe njerezit qe kontribuan ne ndertimin e ketij impianti qe do te prese disa prej ndeshjeve te kampionatit me te rendesishem te futbollit evropian.

Kombetarja e Polonise do te jete e para qe do te zbrese ne fushen e ketij stadiumi ne ndeshjen miqesore kunder Bregut te Fildishte qe do te zhvillohet me 17 nentor.

Pervec Poznanit qytetet e tjera polake qe do te presin ndeshjet e Euro 2012 jane Gdansk Wroclaw dhe Warsawa stadiumet e te cileve do te jene gati ne gushtin e vitit te ardhshem.

Ndryshe nga Polonia vendi tjeter qe do te prese kete kompeticion eshte Ukraina e cila vazhdon te ece me hapa te ngadalshem ne ndertimin dhe rikonstruksionin e stadiumeve ne kater qytetet e saj Kiev Lviv Donetsk dhe Kharkiv.
Euro 2012 do te nise me 8 qershor te vitit 2012.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›