E Diel, 1 Nëntor 2026

Kaka ne gare hyn edhe Chelsea



Interi gjen nje kundershtar mjaft te forte ne garen per te blere brazilianin Kaka nga Real Madrid.

Gjate diteve te shkuara eshte perfolur per interesimin e Massimo Moratti-t por Roman Abramovich nderlikon situaten duke dhene sinjalin e pare se fantazisti eshte edhe ne planet e tij.

Inter do ta kete shume te veshtire edhe per vete faktin se ne Londer Kaka do te rigjente trajnerin e koheve te tij me te lavdishme Carlo Ancelotti qe mesa duket nuk e ka harruar magjine qe vjen nga kembet e brazilianit.

Aktualisht Kaka ndodhet ne nje udhekryq pasi do rikthehet ne fushe vetem ne muajin nentor dhe zevendesuesi i tij Mesut Oezil po fiton zemrat e tifozeve ne Bernabeu.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›