Euro 2016, Platini e pëlqen në Itali dhe Francë
Platini ka filluar të mendojë që tani për Euro 2016: ai do të ishte i kënaqur që këtë kampionat ta organizonin Franca e Italia së bashku. Pesë stadiume për kokë, transporti i shpejtë, shumë qytete me histori për t‘u vizituar. Mund të bëhet. Franca është (gati) e gatshme. Po Italia? Shënon hapa për stadiumet, por deri tani shumë fjalë e pak fakte. Juventus ka hedhur hapin e parë dhe të vetëm: një "Delle Alpi" i ri, një mrekulli 40000 vendesh, do të jenë gati pas 3-4 vjetësh. Por deri atëherë, duhet ende punë.