E Shtunë, 31 Tetor 2026

Euro dobeson lekun

Euro ka nisur te forcohet kundrejt monedhes shqiptare. Gjate kesaj jave qe po mbyllet, nje euro ka arritur te shitet me deri 126.9 leke. Leku qe prej dy javsh po debosohet, por me ritme me te shpejta eshte zhvleresuar qe prej se martes. E njejta tendence eshte vene re dhe ndaj dollari, ku monedha jeshile po blihet gjithnje e me shtrenjte. Prej disa muajsh dollari ka njohur vetem forcim. Kjo ecuri e dollarit ka qene me ritme te ngadalta, por te qendrueshme. Aktualisht nje dollar vleresohet me rreth 98.5 leke. Per ekonomine shqiptare kjo tendence e lekut pritet qe te sjelle rritje te eksporteve. Nje tjeter efekt, jo i mire eshte ai per kredimarresit shqiptare. Behet fjale per ata qe te ardhurat mujori i kane ne lek, por mund te kene marre kredi ne valute te huaj. Keto ndryshime jane normale per nej treg si i shqiperise, dhe nuk sjellin shqetesime te medha, pasi efektet jane te vogla dhe te perballueshme si per kredimarresisht ashtu dhe per konsumatoret.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›