E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kirgistani do të mbyllë bazat amerikane në vend

Qeveria e Kirgistanit bëri të ditur se vendimi i saj
për të mbyllur bazën ushtarake amerikane në
vend ishte përfundimtare dhe pse kjo bazë është jetike
për kalimin e armatimeve dhe forcave ushtarake
në Afganistan. Ky vendim bie në kontradiktë me atë
të qeverisë amerikane, sipas të cilit bisedimet mes
të dy palëve ende vazhdojnë. Qeveria e Kirgistanit
është shprehur se tashmë vendimi është marrë dhe
është i pakthyeshëm. Ky vendim është marrë, pasi
Rusia i premtoi Kirgistanit 2 miliardë dollarë, edhe
pse qeveria e vendit aziatik mohon të ekzistojë ndonjë
lidhje mes këtyre dy ngjarjeve. Shtetet e Bashkuara i
kanë kërkuar Rusisë që t‘i lejojë disa furnizime të
kalojnë përmes saj dhe Rusia është shprehur e gatshme
për një gjë të tillë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›