E Diel, 1 Nëntor 2026

Euro vijon pikiatën, mbyll javën në minimumin historik

Monedha europiane ka vijuar dobësimin edhe këtë javë, duke regjistruar të premten një tjetër rekord negativ.

Sipas operatorëve të tregut, euro po përballet me një presion të vazhdueshëm, për shkak të sasisë së lartë të valutës që qarkullon në ekonomi, ndërsa kërkesa për të ka rënë ndjeshëm.

Teprica e valutës nga emigracioni, shpenzimet e turizmit që kanë vijuar deri në vjeshtë, si dhe përdorimi i lartë i euros nga bizneset në këtë periudhë jashtë sezonit, janë faktorët kryesorë që ekspertët identifikojnë si shtytës të rënies.

Dobësimi i euros po krijon presion mbi kursimet në euro, të cilat humbasin vlerë, ndërsa kreditë në këtë monedhë bëhen më të favorshme për ata që kanë të ardhura në lekë.

Ekspertët theksojnë se euro mund të mbetet e dobët për sa kohë tregu vijon të jetë i tejngopur me valutë.

Ndërkohë, pritet që Banka e Shqipërisë të vijojë monitorimin e situatës, por ndërhyrja merret në konsideratë vetëm nëse këto luhatje rrezikojnë stabilitetin financiar.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›