VIDEO/ Inter përfiton nga gabimet e Milan dhe Napoli, merr kreun e Serie A

Interi ka përfituar maksimalisht nga gabimet e kundërshtarëve direkt në renditjen e Serie A dhe ka marrë kreun e kampionatit me një fitore të rëndësishme 1-2 në transfertë ndaj Genoas.
Skuadra zikaltër kaloi shpejt në avantazh me Biseck, në startin e sfidës dhe dyfishoi shifrat me Lautaro Martinez po në pjesën e parë.
Genoa u ngjall papritmas në pjesën e dytë pas një goli të Vitinhas dhe la në diskutim ndeshjen deri në fund.
Por me vërshëllimën përfundimtare, ishte Interi që festoi këto tre pikë shumë të rëndësishme për renditjen pasi falë ndalesave të rivalëve direkt, tani e sheh veten të vetëm në kryesimin e Serie A.
Zikaltrit kanë 33 pikë, 1 më shumë se Milani.
LEXO EDHE: VIDEO/ Milan ngec në ‘San Siro’, nuk fiton dot as ndaj Sassuolos