E Enjte, 5 Nëntor 2026

Euro2024, Broja: Tifozët meritonin më shumë

TIRANË, 25 qershor/ATSH/ Sulmuesi i kombëtares kuqezi, Armando Broja, shprehet i keqardhur për eliminimin nga Evropiani “Gjermani 2024”.

Në një postim në rrjetet sociale, sulmuesi i kombëtares Armando Broja thekson se tifozeria kuqezi meritonte më shumë.

“Më vjen shumë keq që nuk arritëm më shumë. Ju meritonit edhe më shumë”, u shpreh Mbroja. “Faleminderit të gjithë tifozëve kuqezi”, mbyll postimin Broja.

Rrugëtimi i Shqipërisë në Evropianin “Gjermani2024”, u mbyll mbrëmjen e djeshme, pas humbjes 1-0 me Spanjën. Shqipëria mbylli grupin B të kampionatit evropian me 1 pikë, duke barazuar vetëm me Kroacinë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›