Eurobasket Franca dhe Rusia shkojne ne gjysmefinale
E papritur mbeti vetëm Maqedonia, pasi kampionati europian i basketbollit për meshkuj i mbylli në mënyrë normale çerekfinalet e tij. Dy ndeshjet e fundit nxorrën në gjysmëfinale Francën dhe Rusinë, dy rivalë të cilët do të ndeshen pikërisht me njëri-tjetrin për të arritur një vend në finale.
Francezët u treguan më të fortë sesa grekët, duke fituar ndaj kampionëve të 1987-ës dhe 2005-ës, me një lojë shumë të mirë kolektive. Skuadra ballkanase pati vetëm 34 për qind sukses në realizimin e gjuajtjeve nga loja. Nando De Kolo dhe Joakim Noah ishin më të mirët për fituesit, ndërsa skuadra franceze e ka treguar veten si një nga më të mirat në këtë turne.
Në gjysmëfinalen tjetër, Rusia nuk lejoi gjithashtu të papritura përballë një Serbie më të dobët se më parë dhe me më pak besim. Andrei Kirilenko ishte më i miri i takimit me 14 pikë të shënuara dhe 11 topa të kapur në tabela. Për serbët problemi i madh ishte mungesa e Milenko Tepiçit dhe Aleksandar Rasiçit të dëmtuar, ndërsa rusët ishin më të fortë fizikisht dhe atletikisht. Gjysmëfinalet e Europianit do të jenë Spanjë-Maqedoni dhe Francë-Rusi dhe do të luhen nesër.