E Diel, 1 Nëntor 2026

Liga e Europes/ luhet raundi i pare i fazes me grupe

Nis faza e grupeve në Ligën e Kampioneve, mes konfirmimeve dhe surprizave. Rezultati më befasishëm vjen nga Roma, atje ku Lacio nuk ka shkruar përtej barazimit 2-2 ndaj rumunëve modesë të Vasluit.

Lacio kaloi në avantazh me 11-metërshin e shënuar nga Size, por ndeshja ktheu në harkun e katër minutave, gjatë pjesës së dytë. Uezli shënoi golin e barazimit, ndërsa pak çaste më vonë, Zauri shkoi një 11-metërsh, u ndëshkua me kartonin e kuq dhe Uezli realizoi dopjetën personale. Lacio shmangu humbjen me golin e shënuar nga Skuli, 20 minuta para fundit. Në ndeshjen tjetër të Grupit D, Sportingu I Lisbonës fitoi 2-0 në fushën e Zyrihut. Braga është një tjetër skuadër portugeze që shijoi suksesin në transfertë, teksa mposhti Birimingem Siti, ekipi në kategorinë e dytë angleze.

Një suksesi jashtë fushe i gëzohet edhe Bilbao, e cila mori tri pikët në saj të fitores 2-1 ndaj Bratislavës. Rubin Kazan fitoi 3-0 në fushën e Shamrokut, ndërsa Kopenhageni mposhti 1-0 Vorlsën, ekipi nga Ukraina ku u aktivizuan dy futbollistët e kombëtares shqiptare Dallku dhe Januzi. Beshiktashi ka arritur fitoren më të thellë duke shkatëruar me rezultatin 5-1 Makabin e Tel Avivit. Paris Sën Zhermeni, Bryzhi, Andërlehti dhe Alkmari ishin disa nga skuadrat që e nisën fazën me grupe me tri pikë. Falkao dhe Diego shënuan golat e fitores që Atletiko e Madridit arriti ndaj Sëlltikut, teksa vlejnë për t’u përmendur edhe tri barazimet e ekipeve pjesëmarrëse në Premier Ligë. Totenhemi doli 0-0 ndaj PAOK-ut, Stoke barazoi 1-1 në Kiev përballë Dinamos, ndërsa I njëjti rezultat u përsërit në sfidën me Fulhemit dhe Tventes.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›