E Diel, 1 Nëntor 2026

Eurobondi do shlyhen borxhet

Pas shume muajsh pergatitje Shqiperia hyn me ne fund zyrtarisht ne tregjet nderkombetar te kapitalit per here te pare ne historine e saj.

Ministria e Financave njoftoi se e ka celur zyrtarisht ankandin e Eurobondit permes te cilit qeveria po kerkon te marre 300-400 milione euro borxh. Ankandi qe po udhehiqet nga dy prej bankave me te njohura ne bote per transaksionet e bondeve qeveritare lsquoGP Morgan dhe lsquoDeutsche Bank pritet te perfundoje brenda javes.

Ministria e Financave deklaroi se pret nje pjesemarrje te larte te investitoreve ne ankand dhe shprehet optimiste se operacioni i pari i ketij lloji per Shqiperine do te perfundoje me sukses. Ministria sakteson se borxhi qe do merren nga emetimi i Eurobondit nuk do te perdoret per te financuar deficitin buxhetor te ketij viti.

Qeveria ka percaktuar qe te gjitha parate e eurobondit te perdoren per te shlyer borxhet ekzistuese. Pjesa me e madhe do te perdoren per te shlyer para kohe kredine e shtrenjte te rruges Durres-Kukes te marre ne maj te vitit te shkuar ndersa sasia e mbetur do te shkoje per te zevendesuar borxhin e marre ne tregun vendas me bono afatshkurtra. Megjithese autorizimi per Eurobondin arrin ne 400 milione euro synimi i Ministrise eshte te emetoje nje sasi me te vogel deri ne 300 milione euro.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›