E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiperia mund te bleje borxhin me 7.5 interes

Qeveria shqiptare hyn ne tregun nderkombetar te borxhit ne tentativen e dyte te saj pasi deshtoi ne fillim te vitit per shkak te krizes se borxheve ne Greqi.

Analistet nderkombetare thone se tregjet tashme jane me te stabilizuara dhe se ky mund te jete momenti i pershtatshem per Shqiperine. Agjencia e njohur e lajmeve financiare Bloomberg citon disa eksperte te tregjeve te kapitalit te cilet thone se Shqiperia mund te arrije ta marre borxhin me nje interes 7.5 per qind ne euro 3.2 per qind me i ulet nga interesi i kredise se marre vitin e kaluar te cilen qeveria po synon ta zevendesoje.

Edhe burime nga Ministria e Financave e konfirmuar per Top Channel se presin nje norme interesi rreth 7.5 per qind. Shqiperia ishte nga te paktat vende ne Europe qe i shpetoi recesionit ne kulmin e krizes globale edhe pse me koston e rritjes se borxhit publik ne tavanin 60 per qind.

Nese qeveria arrin ta mbylle me sukses operacionin atehere parate e eurobonidt mund te riskedulojne borxhin publik per te ulur koston e tij e cila vetem per kete vit u rrit me mbi 20 per qind.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›