E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Euroimages", mundësitë e reja të financimit të kinemasë

Financimi i projekteve kinematografike eshte celesi drejt lirise se nje kinemaje te pavarur. Keshtu e nis fjalen e tij Roberto Olla sekretari i pergjithshem i "Euroimages" organizem ne te cilen Shqiperia eshte anetaresuar ne shtator te vitit 2009. Olla rrefen se nuk e njeh kinemane shqiptare e per te vendosur nje kontakt mblodhi se bashku kineaste shqiptare te te gjithe brezave te interesuar jo vetme per funksionimin dhe organizimin e Euroimages por edhe mbi rruget qe duhen ndjekur per financimin e nje projekti nga organizmi me prestigjioz ne fushen e kinematografise ne Europe.

“Eshte esenciale tu japesh liri kineasteve per te bere filmat e tyre dhe financimi eshte celesi drejt lirise, Shqiperia ashtu si territore te tjera ne Europe nuk eshte nje territor i madh si ShBA p.sh dhe producentet duhet te gjejne burime financiare edhe jashte jo vetem nga institucionet kombetare. Festivale si ai i Kanes, berlinit, Venecias, Rotterdamit ku ne jemi prezente kane kinema nga e gjithe bota qe nga Kina, Amerika latine dhe Skandinavia dhe anetaresimi i Shqiperise ne Euroimazh do tu jape kineasteve shqiptare nje mundesi ekstra qe te bashkepunojne me producente te tjere dhe te bejne kinemane te tyre te njihet me mire”, tha Roberto Olla, sekretar i pergjithshem i "Euroimages".

Shqiperia eshte foshnja me e re e Euroimages dhe kineastet shqiptare e shohin kete si nje mundesi shume te mire per distribucionin e filmave edhe pse me pare se te financohen nga Euroimages duhet te marrin miratimin e Qendres Kombetare Kinematografike. Kjo eshte hera e pare qe nje funksionar kaq i larte i Euroimages vjen ne Shqiperi per te pare nga afer gjendjen e kinematografise shqiptare.

Mira Tuci

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›