E Diel, 1 Nëntor 2026

Emri, Arifi: Nëse nuk zgjidhet, BDI mes Gruevskit dhe popullit

Nëse pas qershorit nuk zgjidhet çështja e emrit, Bashkimi Demokratik për Integrim duhet të zgjedhë midis Kryeministrit Gruevski dhe popullit. Kështu u shpreh nënkryetarja e kësaj partie Teuta Arifi, në emisionin “Rruga drejt” në televizionin Alsat, ku u diskutua federalizimi i mundshëm i Maqedonisë si koncept për daljen nga kjo situatë.

"Mendimi im është që mbas asaj nëse BDI vazhdon me këtë politikë, shqiptarët nuk do ta duan më, dhe ne do të duhet ta bëjmë zgjedhjen ndërmjet një qeverie dhe ndërmjet dëshirave edhe interesave të atyre që na kanë zgjedh ne, unë jam për këtë të dytën", tha Teuta Arifi, nënkryetare e BDI-së.

Për mundësinë e largimit të saj nga BDI nëse kjo parti nuk del nga qeveria Arifi shprehet: E shohim. Për ish kryeministrin Lubço Georgievski federalizimi nuk është tabu. "Qeveria është e përbërë nga VMRO-DPMNE dhe BDI, pra BDI si partner i barabartë në Qeveri duhet të parashtrojë atë pyetje brenda koalicionit ta diskutojne dy tre ditë dhe nëse nuk bien dakort të dalin nga Qeveria. Qeveria e re,zgjedhje të reja,këto janë edhe mekanizma të demokracisë", tha Lubço Georgievski, ish kryeministër i Maqedonisë.

"E drejta e koncensusit në rastin e raporteve shqiptaro-maqedonase është e drejtë margjinale ju lutem, ajo adresohet vetëm identitetit kulturor të shqiptarëve, kjo e drejtë e koncenzusit do të kishte pas kuptim në veçanti në votimin e qeverisë, nuk ekziston, kjo e drejtë e koncenzusit do të kishte pas kuptim në miratimin e buxhetit të shtetit që nuk aplikohet", u shpreh Rufi Osmani, kryetar i Komunës së Gostivarit.

Vetëm anëtarsimi i vendit në NATO dhe marrja e datës për fillimin e bisedimeve me BE-në, që nënkupton zgjidhjen e çështjes së emrit me Greqinë, sipas pjesmarrësve në debat, do t’i japin fund skenareve të zeza për të ardhmen e Maqedonisë.

Shkëlzen Aqifi < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›