Euroja dhe dollari amerikan, në nivelin më të ulët historik në këmbim me lekun

TIRANË, 6 gusht /ATSH/ Në tregun e brendshëm të këmbimit valutor të mërkurën leku i forcoi pozitat në raport me monedhat e huaja, krahasuar me fundjavën.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë dollari amerikan dhe euroja zbritën në nivelin më të ulët historik në këmbim me lekun.
Dollari amerikan këmbehet me 83,98 lekë ose 0,35 lekë më pak se një ditë më parë.
Monedha europiane zbriti me 0,06 lekë dhe këmbehet me 97,26 lekë.
Rënie pësuan edhe monedhat e tjera: franga zvicerane këmbehet me 103, 92 lekë ose 0,19 lekë më pak se ditën e martë, ndërsa paundi britanik këmbehet me 111,67 lekë ose 0,38 lekë më pak.
Sezoni turistik veror po shtoi flukset e monedhës evropiane në tregun e brendshëm. Presionet mbiçmuese të lekut që nisën të evidentohen gjatë muajit mars po vijojnë edhe përgjatë muajve të verës, në linjë me flukset e larta të valutës në treg si pasojë e numrit të madh të turistëve, çka ka sjellë edhe dobësimin e monedhave të huaja në këmbim me lekun.
| Monedha Kryesore | Lekë për njësi të monedhës së huaj | |||
|---|---|---|---|---|
| Dollar Amerikan | USD | 83.98 | -0.35 | |
| Euro | EUR | 97.26 | -0.06 | |
| Poundi Britanik | GBP | 111.67 | -0.38 | |
| Franga Zvicerane | CHF | 103.92 | -0.19 | |
| Jeni Japonez (100) | JPY | 56.85 | -0.30 | |
| Dollari Australian | AUD | 54.53 | +0.07 | |
| Dollari Kanadez | CAD | 61.01 | -0.09 | |
| Korona Suedeze | SEK | 8.69 | -0.03 | |
| Korona Norvegjeze | NOK | 8.21 | -0.01 | |
| Korona Daneze | DKK | 13.04 | -0.01 | |
| SDR | SDR | 114.31 | -0.59 | |
| Ari(OZ 1) | XAU | 282420.54 | -1,222.57 | |
| Argjend(OZ 1) | XAG | 3173.08 | +14.03 | |
| Juani Kinez (onshore) | CNY | 11.68 | -0.05 | |
| Juani Kinez (offshore) | CNH | 11.67 | -0.06 | |
| Lira Turke | TRY | 2.07 | 0.00 | |