E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kurti komenton vendimin e Osmanit për tërheqjen e kërkesës nga Kushtetuesja

PRISHTINË, 6 gusht/ATSH/ Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka komentuar tërheqjen e kërkesës së presidentes Vjosa Osmani nga Gjykata Kushtetuese për shkak të gjyqtarit Radomir Laban, teksa ka dhënë edhe detaje nga takimi me emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi.

Ai pas vizitës në Klinikën Kardiologjike në Prishtinë, ka folur lidhur me gjyqtarin Laban, i cili është caktuar nga Kushtetuesja si kryesues i çështjes mbi daljen nga ngërçi politik në vend.

“Presidentja Osmani nuk ka qenë në dijeni, se ai do të jetë kryesues i çështjes që do të trajtohej nga Gjykata Kushtetuesja. Është absurde është që dikush që është i papërshtatshëm, me rrezik për rendin tonë kushtetues, që të gjykojë mbi një çështje kushtetuese”, ka thënë Kurti.

/Kosovapress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›