E Enjte, 5 Nëntor 2026

Euroja e qëndrueshme, dollari humb terren ndaj lekut

TIRANË, 14 gusht /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të mërkurën, euroja ruajti pozita të qëndrueshme, ndërsa dollari amerikan, humbi terren  në raport me lekun, krahasuar me një ditë më parë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, sot euroja këmbehet me 99.86 lekë, njësoj sa vlera e një dite më parë.

Monedha e gjelbër amerikane u këmbye me 90.58 lekë ose 0.84 lekë më pak se ditën e martë.

Në këmbim me lekun, pozitat i kanë dobësuar edhe franga zvicerane dhe paundi britanik që janë këmbyer respektivisht me 105.01 lekë dhe 116.40 lekë, ose 0.40 lekë dhe 0.64 lekë më pak se një ditë më parë.

Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 90.58 -0.84
Euro EUR 99.86 0.00
Poundi Britanik GBP 116.40 -0.64
Franga Zvicerane CHF 105.01 -0.40
Jeni Japonez (100) JPY 61.59 -0.28
Dollari Australian AUD 60.12 -0.24
Dollari Kanadez CAD 66.12 -0.45
Korona Suedeze SEK 8.70 +0.02
Korona Norvegjeze NOK 8.49 +0.01
Korona Daneze DKK 13.38 0.00
SDR SDR 121.02 -1.13
Ari(OZ 1) XAU 224026.99 -900.04
Argjend(OZ 1) XAG 2528.99 -7.81
Juani Kinez (onshore) CNY 12.68 -0.07
Juani Kinez (offshore) CNH 12.68 -0.07
Lira Turke TRY 2.70 -0.02

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›