E Premte, 6 Nëntor 2026

Euroja e qëndrueshme, dollari humb terren ndaj lekut

TIRANË, 19 qershor /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas të mërkurën, monedha e përbashkët europiane ka ruajtur pozita të qëndrueshme në raport me lekun, ndërsa dollari amerikan humbi terren, krahasuar me një ditë më parë.

Sipas kursit të Bankës Qendrore, sot euroja blihet me 100.33 lekë, në të njëjtën vlerë sa një ditë më parë.

Ndërkohë, dollari amerikan zbriti me 0.11 lekë në krahasim me ditën e djeshme duke u blerë sot me 93.46 lekë.

Paundi britanik forcoi pozitat me 0.30 lekë dhe këmbehet me 118.97 lekë dhe franga zvicerane u forcua me 0.17 lekë dhe këmbehet me 105.64 lekë.

Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 93.46 -0.11
Euro EUR 100.33 0.00
Poundi Britanik GBP 118.97 +0.30
Franga Zvicerane CHF 105.64 +0.17
Jeni Japonez (100) JPY 59.20 +0.02
Dollari Australian AUD 62.34 +0.42
Dollari Kanadez CAD 68.14 +0.06
Korona Suedeze SEK 8.96 +0.03
Korona Norvegjeze NOK 8.84 +0.08
Korona Daneze DKK 13.45 0.00
SDR SDR 124.87 -0.15
Ari(OZ 1) XAU 217588.54 +1,359.71
Argjend(OZ 1) XAG 2756.42 +29.87
Juani Kinez (onshore) CNY 12.88 -0.02
Juani Kinez (offshore) CNH 12.84 -0.02
Lira Turke TRY 2.87 0.00

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›