E Shtunë, 31 Tetor 2026

Euroja e re nuk po pranohet në Kosovë

Kartëmonedha e re prej 5 euro ende nuk po pranohet në tregun e Kosovës.

Ka disa ditë që kartëmonedha e re ka hyrë në fuqi në eurozonë, por ajo ende nuk po qarkullon në Kosovë.

Disa bashkatdhetarë të cilën kanë ardhur në Kosovë me këto kartëmonedha, ato u kanë mbetur në xhep pasi që nuk po mund të kryejnë shërbime me to.

Indeksonline ka kontaktuar me Besnik Kada, zëdhënës i Bankës Qendrore në Kosovë, i cili ka thënë se kartëmonedha e re prej 5 euro ka hyrë në fuqi edhe tek ne.

“Ne si BQK, me kohë kemi lëshuar njoftimin për ditën kur do të hyjë në fuqi në Eurozonë por edhe tek ne kartëmonedha e re prej 5 Euro. Pra behët fjalë për datën 2 maj të këtij viti, kur zyrtarisht është lëshuar në qarkullim. Ndërkohë Banka Evropiane prej datës 10 janar ka zbuluar dizajnin e kësaj kartëmonedhe. E cila nga data 2 maj është e plotfuqishme dhe i është bashkuar tregut ku përdoret Euro”, ka thënë Kada, duke shtuar se është bankënotë zyrtarisht e futur në treg si çdo kartëmonedhe apo bankënotë që lëshohet në qarkullim./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›