Euroja, rënie në krahasim me shtatorin e vitit të kaluar

TIRANË, 4 shtator /ATSH/ Megjithëse kulmi i sezonit turistik ka kaluar, luhatjet në kursin e këmbimit valutor kanë qenë minimale.
Euroja këtë fillimshtatori po këmbehet me 97,3 lekë. Në raport me gushtin, monedha ka shënuar një rritje por, vijon të jetë në nivelet më të ulëta të këmbyera më parë. Krahasuar me shtatorin e vitit të kaluar, euroja po këmbehet me gati 2 lekë më pak.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipëris, sot 1 euro këmbehet 97,20 lekë ose 0,30 lekë më pak dhe dollari amerikan këmbehet me 83,47 lekë ose 0,17 lekë më pak se ditën e mërkurë.
| Monedha kryesore | Lekë për njësi të monedhës së huaj | |||
|---|---|---|---|---|
| Dollar Amerikan | USD | 83.47 | -0.17 | |
| Euro | EUR | 97.20 | -0.30 | |
| Poundi Britanik | GBP | 112.16 | 0.00 | |
| Franga Zvicerane | CHF | 103.72 | -0.43 | |
| Jeni Japonez (100) | JPY | 56.28 | -0.07 | |
| Dollari Australian | AUD | 54.44 | -0.19 | |
| Dollari Kanadez | CAD | 60.42 | -0.21 | |
| Korona Suedeze | SEK | 8.83 | -0.04 | |
| Korona Norvegjeze | NOK | 8.27 | -0.08 | |
| Korona Daneze | DKK | 13.02 | -0.05 | |
| SDR | SDR | 114.03 | -0.18 | |
| Ari (OZ 1) | XAU | 295435.39 | -429.40 | |
| Argjendi (OZ 1) | XAG | 3411.24 | -4.35 | |
| Juani Kinez (onshore) | CNY | 11.69 | -0.02 | |
| Juani Kinez (offshore) | CNH | 11.69 | -0.02 | |
| Lira Turke | TRY | 2.03 | 0.00 | |
/a.f//r.e/