Euroja thellon rënien në këmbim me lekun

TIRANË, 2 shtator /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të mërkurën dollari amerikan fitoi terren lehtë në raport me lekun, krahasuar me një ditë më parë, ndërsa euroja thelloi rënien.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan këmbehet me 79,63 lekë ose 0,02 lekë më shumë ndërsa euroja zbriti me 0,13 lekë, duke u kuotuar në vlerën e 92,16 lekëve. Paundi britanik këmbehet me 107,48 lekë, ose 0,33 lekë më pak se ditën e martë dhe franga zvicerane zbriti me 0,58 lekë duke u këmbyer sot me 97,74 lekë.| Monedha Kryesore | Lekë për njësi të monedhës së huaj | |||
|---|---|---|---|---|
| Dollar Amerikan | USD | 79.63 | +0.02 | |
| Euro | EUR | 92.16 | -0.13 | |
| Poundi Britanik | GBP | 107.48 | -0.33 | |
| Franga Zvicerane | CHF | 97.74 | -0.58 | |
| Jeni Japonez (100) | JPY | 49.82 | +0.05 | |
| Dollari Australian | AUD | 56.72 | -0.12 | |
| Dollari Kanadez | CAD | 57.16 | -0.24 | |
| Korona Suedeze | SEK | 8.24 | -0.06 | |
| Korona Norvegjeze | NOK | 8.53 | 0.00 | |
| Korona Daneze | DKK | 12.33 | -0.02 | |
| SDR | SDR | 108.96 | -0.02 | |
| Ari(OZ 1) | XAU | 343096.21 | -4,582.15 | |
| Argjend(OZ 1) | XAG | 5068.38 | -76.81 | |
| Juani Kinez (onshore) | CNY | 11.85 | +0.01 | |
| Juani Kinez (offshore) | CNH | 11.84 | 0.00 | |
| Lira Turke | TRY | 1.65 | 0.00 | |
/e.xh/a.f/