Euroja vazhdon zhvlerësimin, sot këmbehet me 93,73 lekë

TIRANË, 14 korrik /ATSH/ Euroja vazhdon të humbasë terren në tregun valutor vendas edhe këtë javë.
Sipas Bankës së Shqipërisë, të martën euroja këmbehet me 93,73 lekë, duke u zhvlerësuar me 0,02 lekë ndaj një dite më parë. Ndërsa dollari u forcua me 0,24 lekë, duke u këmbyer me 82,26 lekë.
Paundi britanik u forcua këtë të martë me 0,18 lekë, ndërsa franga zvicerane u zhvlerësua me 0,16 lekë, duke u këmbyer në kuotën e 101,27 lekëve.
Banka e Shqipërisë zbaton një regjim të lirë të kursit të këmbimit.
Vlera e lekut kundrejt valutave të huaja përcaktohet lirisht në tregun e këmbimit valutor. Luhatjet e kursit të këmbimit reflektojnë lëvizjen e lirë të mallrave e të kapitalit në shkëmbimet tregtare dhe financiare të Shqipërisë me partnerët e saj tregtarë.
| Monedha kryesore | Lekë për njësi të monedhës së huaj | |||
| Dollari amerikan | USD | 82.26 | +0.24 | |
| Euroja | EUR | 93.73 | -0.02 | |
| Poundi Britanik | GBP | 110.03 | +0.18 | |
| Franga Zvicerane | CHF | 101.27 | -0.16 | |
| Jeni Japonez (100) | JPY | 50.72 | +0.08 | |
| Dollari Australian | AUD | 57.15 | +0.23 | |
| Dollari Kanadez | CAD | 58.39 | +0.38 | |
| Korona Suedeze | SEK | 8.50 | 0.00 | |
| Korona Norvegjeze | NOK | 8.45 | +0.06 | |
| Korona Daneze | DKK | 12.54 | -0.01 | |
| SDR | SDR | 111.79 | +0.28 | |
| Ari (OZ 1) | XAU | 330519.86 | -3,465.58 | |
| Argjendi (OZ 1) | XAG | 4773.00 | -35.77 | |
| Juani Kinez (onshore) | CNY | 12.14 | +0.04 | |
| Juani Kinez (offshore) | CNH | 12.13 | +0.04 | |
| Lira Turke | TRY | 1.75 | 0.00 | |