Euroja zhvlerësohet në raport me lekun

TIRANË, 3 qershor /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, euroja ka humbur terren me ritme të shpejta kundrejt lekut. Për dy muaj me radhë monedha europiane thuajse ka qëndruar në kufijtë e 100 lekëve.
Sipas Bankës së Shqipërisë, ky është një nivel gati 13 pikë më i ulët, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë gjatë muajve prill, maj ku euroja është këmbyer me 112 deri 113 lekë.
Këtë fillim jave euro u këmbye me 100.41 lekë ose 0.45 lekë më pak se në fundjavë dhe dollari amerikan zbriti me 0.39 lekë dhe këmbehet me 92.62 lekë.
Agjentët e kursit të këmbimit presin që monedha europiane të pësoj zhvlerësim të mëtejshëm në një kohë kur do të shtohet dhe fluksi i turistëve gjatë sezonit veror.
Forcimi i monedhës vendase kundrejt euros që prej fillimit të vitit të kaluar, konsiderohet nga Banka e Shqipërisë si një normalitet i ri.
Në raportin e fundit të politikës monetare Banka e Shqipërisë thekson ky mbiçmim është në linjë me sjelljen sezonale të kursit, por mbiçmimi i vërejtur gjatë katër muajve të parë të këtij viti ishte më i ulët se ai i regjistruar në të njëjtën periudhë të një vitit më parë.
| Monedha kryesore | Lekë për njësi të monedhës së huaj | |||
|---|---|---|---|---|
| Dollar amerikan | USD | 92.62 | -0.39 | |
| Euro | EUR | 100.41 | -0.45 | |
| Poundi Britanik | GBP | 117.67 | -0.60 | |
| Franga Zvicerane | CHF | 102.63 | +0.02 | |
| Jeni Japonez (100) | JPY | 58.96 | -0.17 | |
| Dollari Australian | AUD | 61.49 | -0.29 | |
| Dollari Kanadez | CAD | 67.81 | -0.34 | |
| Korona Suedeze | SEK | 8.80 | -0.02 | |
| Korona Norvegjeze | NOK | 8.81 | -0.03 | |
| Korona Daneze | DKK | 13.46 | -0.06 | |
| SDR | SDR | 123.75 | -0.52 | |
| Ari (OZ 1) | XAU | 215381.50 | -2,451.64 | |
| Argjendi (OZ 1) | XAG | 2800.73 | -101.81 | |
| Juani Kinez (onshore) | CNY | 12.78 | -0.06 | |
| Juani Kinez (offshore) | CNH | 12.76 | -0.05 | |
| Lira Turke | TRY | 2.88 | -0.01 | |
/r.e/