E Enjte, 5 Nëntor 2026

Miqësorja me Lihtenshtajnin, publikohet formacioni i Kombëtares

TIRANË, 3 qershor /ATSH/ Kombëtarja shqiptare zhvillon sot në stadiumin “Haladas Sportkomplex” të Hungarisë miqësoren me Lihtenshtajnin.

Trajneri Silvinjo ka publikuar formacionin që do të hedhë në fushë ndeshjen e sotme.

Në majë të sulmit do të luajë Armando Broja, i mbështetur nga Jasir Asani në krahun e djathtë dhe Arbër Hoxha në krahun e majtë.

Në mesfushë Kombëtarja do të luajë me Kristjan Asllanin, Klaus Gjasulën dhe Nedim Bajrami.

Ndërsa në mbrojtje, nga e djathta është Ivan Balliu, në qendër Blerim Ismajli dhe Arlind Ajeti dhe në të majtë Mario Mitaj.

Në portë do të luajë Etrit Berisha.

Në stolin e rezervave janë, Elhan Kastrati, Thomas Strakosha, Elseid Hysaj, Rey Manaj, Enea Mihaj, Qazim Laçi, Medon Berisha, Ernest Muçi, Mirlind Daku, Marash Kumbulla, Naser Aliji.

Ndërsa trajneri i Lihtenshtajn-it, Konrad Fünfstück ka përzgjedhur formacionin me Justin Ospelt në portë, Max Göppel, Niklas Beck, Marcel Büchel, Aron Sele,  Ferhat Saglam,  Kenny Kindle, Livio Meier, Simon Lüchinger, Sandro Wolfinger,  Jonas Beck.

Në stolin e rezervave janë Benjamin Büchel, Lorenzo Lo Russo, Lukas Graber, Jonas Weissenhofer, Philipp Ospelt, Fabio Luque Notaro, Marco Marxer, Alessio Hasler, Liam Kranz, David Jäger, Felix Oberwaditzer.

/r.e/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›