Eurokomisioneri Fyle vizitë në Malin e Zi

Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fyle, pritet të qëndrojë sot në Mal të Zi.
Vizita e tij në Podgoricë vjen një ditë pasi Komisioni Evropian i rekomandoi Këshillit të BE-së nisjen sa më parë të negociatave për anëtarësim me Malin e Zi.
Mali i Zi është kandidat për anëtarësim në BE që nga dhjetori i vitit 2010.