E Diel, 1 Nëntor 2026

Euroliga në RTSH: Panathinaikos fiton ndaj Fenerbahçes në Stamboll

Panathinaikos ka fituar një ndeshje tejet të vështirë në Stamboll ndaj Fenerbahçes me rezultatin 77-81, e vlefshme për javën e 16-të të Euroligës. Ishte një ndeshje e cila pati disa ndryshime udhëheqjesh dhe dy përmbysje të mëdha. Në periodën e parë Fenerbahçe e nisi me avantazh por nuk do të vazhdonte gjatë teksa Ataman pas një formacioni surprizë hodhi në fushe formacionin e vërtetë pas 5 minutash ku menjëherë mori dhe kontrollin e lojës falë Kendrick Nunn.

Në periodën e dytë Panathinaikos sërish e ruajti avantazhin ku u përfshin edhe Osman e Sluka në sulmin e rrjedhshëm të skuadrës greke. Megjithatë, avantazhi i brishtë prej 4 pikësh bëri që Fenerbahçe me një parcial 11-0 në fillim të periodës së tretë të merrte avantazhin me 7 pikë.

Trepikëshat e Biberovic, Melli dhe Colson i japin shumë entuziazëm skuadrës turke por që në periodën e katërt ky entuziazëm do të binte pak nga pak. Me një parcial 9-0 Panathinaikos arrin të marrë sërish avantazhin deri në 5 pikë.

Gjithçka luhet në 3 minutat e fundit me goditje e kundërgoditje por momenti më i nxehtë është në 30 sekondat e fundit ku Fenerbahçe tenton 4 herë për 3 pikë pa mundur të shënojë dhe ta çojë ndeshjen në shtesë. Në krahun tjetër i gjithë ekipi grek tregohet shumë i saktë e sidomos Nunn që e mbyll me 25 pikë në këtë fitore. Pas këtij suksesi Panathinaikos ngjitet në vend të 4-ët në renditje, ndërsa Fenerbahce zbret në vend të 9-të.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›