FUTBOLL – Dembele dhe Bonmati fitojnë çmimin e lojtarit dhe lojtares më të mirë të FIFA-s

BERLIN, 16 dhjetor /ATSH-DPA/ – Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Ousmane Dembele dhe ylli i Spanjës, Aitana Bonmati, fituan çmimet e lojtarit më të mirë të FIFA-s për vitin 2025.
Dembele, i cili ndihmoi PSG-në të triumfonte, përfshirë titullin e tyre të parë të Ligës së Kampionëve në maj, fitoi gjithashtu çmimin rival ”Topi i Artë” në shtator.
“Ka qenë një vit fantastik individualisht dhe kolektivisht”, tha ai në Doha.
Bonmati mori çmimin e femrave për të tretin vit radhazi, pasi shkëlqeu në Euro 2025, ku skuadra e saj humbi ndaj Anglisë në finale.
“Do ta shijoj”, tha sulmuesja e Barcelona-s.
Trajnerët e vitit ishin Luis Enrique i PSG-së dhe trajnerja e Anglisë, Sarina Wiegman, e cila mori çmimin për herë të pestë.
Ceremonia, në të cilën morën pjesë rreth 800 të ftuar, përfshirë presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, u mbajt në Doha përpara finales së Kupës Ndërkontinentale midis PSG-së dhe Flamengos në Katar të mërkurën.
Portieri i Italisë, Gianluigi Donnarumma, mori çmimin e portierit më të mirë mashkull të FIFA-s, pasi shkëlqeu për klubin e mëparshëm PSG.
“Është një nder i vërtetë të marr këtë çmim. Jam shumë, shumë i lumtur”, tha ai në një mesazh video.
Portierja e Anglisë, Hannah Hampton, mori çmimin si portierja më e mirë femër.
“Faleminderit shumë të gjithëve që votuan”, tha Hampton, 25 vjeçe./ a.jor.