E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Euronews" pasqyron mitingun: Shpresa për integrim mbledh 500 mijë shqiptarë

"Një turmë e madhe njerëzish, tinguj muzikorë dhe flamuj për të kujtuar ditën që ka hapur dyert drejt Europës. Shpresa për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian ka bërë që 500 mijë shqiptarë të marrin pjesë në mitingun e Tiranës, në përkujtim të lëvizjes studentore dhe rënies së komunizmit 19 vjet më parë". Kështu e ka pasqyruar televizioni i njohur 'Euronews" mitingun festiv të së martës në Tiranë, në përkujtim të 8 dhjetorit 1990.
Më tej, televizioni prestigjoz citon dhe kryeministrin shqiptar Sali Berisha, i cili gjatë fjalës së tij në miting tha se Shqipëria më 8 dhjetor 1990 shembi murin tonë të Berlinit.
Pastaj, Euroneës bën edhe një retrospektivë dhe tregon se prillin e kaluar Shqipëria është bërë anëtare e NATO-s dhe ka bërë aplikimin për anëtarësim në BE, që sipas Euroneës është një hap i rëndësishëm që tregon arritjen e stabilitetit ekonomik dhe politik të vendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›