Europa League, Basel-Chelsea, Fenerbahçe-Benfica
Para se të mësohen çiftet gjysmëfinale të Champions League janë mësuar çiftet gjysmëfinaliste të Europa League.
Shorti i hedhur në Nyon të Zvicrës ka vënë përballë Chelsean, kampionen në fuqi të Europës me Basel, ndërsa dueli tjetër është ai mes Fenerbahçes dhe Benfica.
Ndeshjet e para luhen më 25 prill, ndërsa gjysëmfinalet e kthimit më 2 maj.
Kujtojmë që finalja luhet në “Amsterdam Arena” më 15 maj.