E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria e 25 në Europë dhe 48 në Botë

de biaziOlsi Avdiaj

Konfirmohet parashikimi se në fund të marsit për renditjen dhe rekordet e kuqezinjve

Konfirmohen parashikimet. Shqipëria në renditjen e FIFA-s është e 48-ta në Botë ashtu siç gazeta Shekulli parashikoi dhjetë ditë më parë. Skuadra kuqezi ka thyer çdo tabu, duke qenë e 25-ta në Europë dhe e 48-ta në Botë.

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka bërë një kapërcim rekord në renditjen e FIFA-s, duke ngjitur plot 16 shkallë njëherësh për muajin e fundit prillin, që është arritja më e madhe e kuqezinjve tanë në këtë drejtim.

Dy fitoret e fundit radhazi, 1-0 të kualifikueses me Norvegjinë në Oslo dhe 4-1 të miqësores me Lituaninë në Tiranë, kanë mundësuar këtë arritje mbresëlënëse, që gëzon tërë shqiptarët, kudo ata janë. Muajin e kaluar kuqezinjtë renditeshin në vendin e 64-t të FIFA-s.

Shqipëria edhe në nivelin kontinental atë të UEFA-së, ka shënuar ngritje të dukshme tani është numër 25 në kontinentin e vjetër, që po ashtu shënon rritje. Kombëtarja ka lënë pas vetes edhe Slloveninë e grupit tonë eliminator, që pozicionohet e 55-ta për muajin prill, ndërsa përpara kemi vetëm Zvicrën e vendit të 15-të dhe Norvegjinë e vendit të 30-të.

Humbja ndaj nesh i ka shkaktuar zbritjen me një pozicion skuadrës norvegjeze. Veç faktit se tashmë jemi në valle për një vend në Botërorin e Brazilit, skuadra e Xhani de Biazit ka thyer një tjetër tabu, duke arritur një rezultat rekord. Një renditje e jashtëzakonshme e kuqezinjve që asnjëherë në historinë e tyre nuk janë ngjitur në një shkallë të tillë.

E shumta që kuqezinjtë kanë arritur është vendi 50 në vitin 2011, ndërkohë që këtë herë do të jemi të 48-ët në rastin më të mirë, duke treguar edhe një herë progresionin e kuqezinjve këto eliminatore të Botërorit të 2014-ës. Koefiçentët po i japin të drejtë Xhani De Biazit që ditë pas dite, po tregon se ka ngritur një skuadër me themele. Shifrat dhe rezultatet nuk mund të mohohen.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›