E Diel, 1 Nëntor 2026

Europa League, Egnatia humb 3-1 në transfertë ndaj Shamrock Rovers

TIRANË, 4 gusht /ATSH/ Egnatia zbriti në fushë mbrëmjen e sotme për ndeshjen e parë të raundit të tretë të UEFA Europa League, duke u përballur në transfertë me irlandezët e Shamrock Rovers.

Skuadra e drejtuar nga Nevil Dede u mund me rezultatin 3-1, duke lënë gjithçka të hapur për sfidën e kthimit.

Vendasit kaluan në avantazh në minutën e 29-të, kur Burke u tregua i saktë nga pika e penalltisë.

Egnatia reagoi përpara pushimit dhe vendosi baraspeshën në minutën e 40-të. Jaime fillimisht gaboi nga pika e bardhë, por përfitoi nga një pasiguri e portierit vendas për ta dërguar topin në rrjetë, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej në barazim 1-1.

Në pjesën e dytë, Shamrock Rovers shënoi dy herë brenda dy minutash, fillimisht me Lopes në minutën e 55-të dhe më pas me Greene në të 57-ën, duke vulosur fitoren 3-1.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 11 gusht, në orën 21:00, ku Egnatia do të synojë të përmbysë disavantazhin përpara tifozëve të saj.

/gj.m/r.e/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›