E Diel, 1 Nëntor 2026

Lamallari: Policia e angazhuar për sigurinë e qytetarëve dhe turistëve

TIRANË, 4 gusht /ATSH/ Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari vlerësoi sot ndërhyrjen e strukturave të Policisë së Shtetit për evakuimin e banorëve të rrezikuar nga zjarret dhe shpëtimin e turistëve të huaj në terrene të vështira.

Lamallari bëri të ditur se, falë reagimit të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Fier, koordinimit me Emergjencat Civile dhe ndërhyrjes nga ajri, tre turistë gjermanë u lokalizuan dhe u shpëtuan pasi kishin mbetur të bllokuar në terrenin malor të Çikës.

“Policia e Shtetit e angazhuar maksimalisht për garantimin e sigurisë së çdo qytetari dhe turisti që zgjedh Shqipërinë”, u shpreh Lamallari.

Ministri theksoi se strukturat e Policisë vijojnë të reagojnë në mënyrë të koordinuar ndaj situatave emergjente, me synim garantimin e jetës dhe sigurisë së qytetarëve dhe vizitorëve në të gjithë territorin e vendit.

/gj.m/a f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›