E Shtunë, 31 Tetor 2026

Europa dhe statistikat

15-08-2012 / Nga Ilirian Dahri

Një Gjermani që tërheq ekonominë europiane dhe që arrin ta bëjë këtë nëpërmjet eksporteve të saj dhe konsumit. Ekonomia gjermane ka një rritje mujore me 0,3%, ndërsa arrin në 1%, në tremestrin e dytë. Këto janë të dhënat paraprake të zyrës federale të statistikës të Wisbaden dhe sipas kësaj zyre Gdp e Gjermanisë e tremestrit të dytë ka patur një rritje me 0,3%, krahasuar me të njëjtën periudhë para saj. Duket se është një rezultat i mirë sepse edhe parashikimet e analistëve të ndryshëm kishin dhënë një rritje që mund të shkonte aty tek +0,2%. Kështuqë, nëse nga njëra anë ka një rënie të investimeve nga ana tjetër ekonomia gjermane mbahet nëpërmjet eksporteve dhe konsumeve. Rritja vjetore ka qenë 1%, ashtu siç lajmëronin edhe parashikimet. Por nëse për ekonominë gjermane ka tregues të tillë, të njëjtat shifra rritje nuk janë për Francën madje për këtë të fundit konfirmohet një ndalim i rritjes ekonomike për të tretin tremestër radhazi. Të dhënat vijnë nga Instituti kombëtar i statistikës dhe studimet ekonomike franceze. Natyrisht këto shifra mund të konsiderohen edhe si një lajm i mirë për faktin se Franca nuk shkon në recesion siç ishin edhe parashikimet e vetë Bankës franceze. Sidoqoftë qeveria franceze edhe pse ka deklaruar se ka qenë një tremestër i dytë “shumë i dobët” ka konfirmuar  në të njëjtën kohë se ka arritur objektivin e rritjes ekonomike me 0,3%, përgjatë vitit 2012. Këtë ka deklaruar ministri i Ekonomisë, Pierre Moscovici menjëherë pas daljes të të dhënave mbi Gdp e tremestrit të dytë. Të dhënat e shpërndara nga Insee “nuk janë të mira” ka konfirmuar ministri, por në të njëjtën kohë konstatoj se Franca nuk është në recesion, në ndryshim nga shumë vende të tjera europiane. Vihet re, dhe jo vetëm nga këto të dhëna të fundit, se dy vendet lider të Europës kanë ndryshime të mëdha mes tyre. Sepse po të shihet edhe një sektor siç është ai i automobilave do të dalloheshin qartë ndryshimet mes dy vendeve. Industria automobilistike franceze duket se problemet i ka të shumta. Vetëm disa muaj më parë u dha lajmi se në Francë për herë të parë do të mbyllej një fabrikë automobilistike. Flitej për Peugeot-Citroën e cila kishte njoftuar se në vitin 2014, do të mbyllte stabilimentin e Aulnay-sous-Bois, në hyrje të Parisit. Flitej ndërkaq se rreth 8 mijë punëtorë do të mbeteshin pa punë. Një situatë  e vështirë për Francën e cila nga ana e saj ndjen akoma traumën e mbylljes, në vitin 1992, të stabilimentit historik të Renault në Billancourt. Në korrik edhe presidenti i grupit, Philippe Varin kishte saktësuar se “Ky plan është absolutisht i nevojshëm dhe jam i detyruar ta kthej në praktikë, është e vetmja mënyrë për të shpëtuar firmën”. Të shumta ishin edhe premtimet e Hollande madje më datë 2 maj, ndërsa debatonte me Sarkozinë në television për raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale i ishte afruar punonjësve të Aulnay –it që manifestonin pikërisht poshtë studios televizive duke i thënë se: “Duhet ta dini, sapo të hyjë në Elize, do të merrem me këtë problem. Kam takuar ndërkaq përfaqësuesit tuaj, do ta bëj këtë edhe si president”. Sidoqoftë problemi i industrisë së makinave franceze është në një krizë dramatike. Nga kriza ndoshta mund të veçohej Renault, një firmë konkuruese  e përjetshme e pjesmarrjes publike e cila po ecën pak më mirë edhe pse mes polemikash të shumta. Në shkurt presidenti i saj, Karlos Gosn kishte inauguruar, në prani të mbretit Mohammed VI, në Marok një fabrikë të re dhe e gjithë klasa politike franceze e kishte kundërshtuar këtë lëvizje sepse dëmtonte punëtorët francezë. Por nëse Renault mbijeton akoma kjo ndodh pikërisht edhe prej ekzistencës të fabrikave të saj jashtë vendit. Sidoqoftë shifrat nuk janë pozitive. Që prej vitit 2004 e deri në vitin 2012, numri i makinave të prodhuara në Francë ka qenë 39%, ndërsa të gjitha bashkë Renault dhe Peugeot-Citroën kanë eliminuar 40 mijë vende pune. Ndoshta problemi i markave franceze është se janë më shumë të specializuara sidomos në makinat e vogla dhe ato të mesme, një treg i cili është bërë shumë i vështirë në Europë duke kaluar nga 85% në 63% të shitjeve. Ndërsa tregu i makinave më të mëdha dominohet nga market gjermane si Mercedes, Audi dhe Bmw. Një problem tjetër ka qenë edhe ai kostos së punës. Njëherë e një kohë kostoja e punës franceze ishte inferiore me 10% me atë gjermane ndërsa sot ajo është më e lartë. Nga ana tjetër tregu francez flitet se nuk ka patur dhe shumë fat. Pikat më të forta kanë qenë Franca dhe direkt pas saj vinte Spanja dhe Italia vende këto në të cilat kriza ekonomike ka luajtur një rol të rëndësishëm. Jashtë Europës një prej vendeve në të cilat bliheshin makinat franceze ka qenë Irani por që sot në sajë edhe të sanksioneve kundër regjimit të Damaskut nuk lejohet që të transportohen makina nga Siria drejt Teheranit. Edhe në një shtet si Kina, ku marka Peugeot ka qenë një prej makinave të para perëndimore shitja ka qenë ka qenë e ulët me 4%. Tashmë e lidhur me General Motors që ka marrë 7% të kapitalit francez gjërat edhe mund  të ndryshojnë edhe pse duhet pritur sepse modelet e para do të mbërrijnë në treg jo përpara vitit 2016.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›