Greqia shpresë te privatizimet, jepen me koncesion 23 porte dhe marina të vogla
14-08-2012 / Gazeta 55
Qeveria greke i dha sinjal të gjelbër Fondit për privatizim të japë nën koncesion 23 porte dhe marina të vogla në mbarë vendin, me qëllim që të rriten të ardhurat në buxhet.
Në listë, mes të tjerave, janë portet në Zakintos, Katakolos dhe Argostoli, si dhe marinat në paralagjen jugore athinase Glifada dhe në disa ishuj dhe pushimore. Puna e porteve dhe marinave të vogla do të vazhdojë normalisht përderisa nuk gjenden investitorët.
Parti komuniste e Greqisë (KKE) e kritikoi ashpër këtë vendim të Ministrisë së Financave.
“Nëse njerëzit nuk i ndalojnë, kjo Qeveri dhe BE-ja janë të afta që manjatëve dhe biznesmenëve të mëdhenj t’u dorëzojnë jo vetëm të drejtën e portit, por edhe ndaj vetë detit”, thuhet në kumtesën e KKE-së.
...