Europa lë pas krizën financiare
Tre mujori që lamë pas shënoi zyrtarisht fundin e recensionit ne Eurozone. Sipas raportit të Institutit Europian të Statistikave, rritja në rezerva dhe eksporte bënë që eurozona të dalë nga kriza. Ekonomia në 16 vende që përdorin euro shënoi një rritje me 0.4 % nga Korriku në Shtator, pas më shumë se 1 viti rënie. Rritja e PBB i dedikohet paketave stimuluese nga ana e qeverive dhe kërkesa e jashtme. Ekspertët thonë se ajo që është shqetësuese është niveli në rritje i papunëssisë, i cili mendohet që vitin që vjen të arrijë deri në 11 %. Si pasojë, rritja e pagave dhe të ardhurat e disponueshme do të jenë të ulëta. KE tha se deri në fund të këtij viti rritja ekonomike do të zbresë në 0.2 %, për ti rritur sërish me 0.1 % në 6 muajt e parë të 2010-ës. Kjo rritje do të jetë edhe më madhe në vitin 2011, pasi parashikohet të arrijë në 0.5 %.
Por pavarësisht të dhënave pozitive, ministri gjerman i ekonomisë Rainer Bruderle paralajmëroi se kompanitë në vend do të përballen me një tjetër ngërç financiar në rast se bankat nuk do të fillojnë kreditimin e ekonomisë. Sipas tij, së pari duhet që sistemi bankar të thjeshtojë dhe lehtësojë rregullat për marrjen e kredive.