Italia do dërgojë 1000 trupa në Afganistan
Italia mund të dërgojë 1000 trupa në Afganistan. Lajmi është bërë publik nga ministri Italian i Mbrojtjes, Ignazio La Russa në një intervistë dhënë për Corriere della Sera. Ministri tha se një marrëveshje përfundimtare lidhur me numrin e trupave shtesë do të vendoset në ditët që do të vijnë në takimin mes ministrit të Jashtëm italian, Franko Fratini dhe Sekretares amerikane të Shtetit Hilari Klinton. La Russa theksoi se gjatë vitit 2010 do tërhiqen nga Kosova rreth 1000 trupa e 200 të tjerë nga Libani. Sipas tij, NATO-ja është në momentin e shtimit të pranisë së saj në Afganistan, dhe synimi është tërheqja brenda 2 apo 3 vjetësh. Gjithsesi La Russa komentoi se ekziston mundësia që për një periudhë 10 apo 15-vjeçare të qendrojë një kontigjent i vogël ndërkombëtar, paqësor.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon e cilësoi strategjinë e re të Presidentit amerikan një tregues për një të ardhme të ndritur. Ai përshëndeti sidomos qëllimin e SHBA-së për angazhimin e saj jo vetëm ushtarakisht në Afganistan, por edhe civil. Ban tha se edhe një proces i tillë do të zgjasë angazhimi ndërkombëtar është i nevojshmëm.