Europa lufte kunder evazionit fiskal
Plaga e rëndë nga e cila po vuajnë sot disa vende europiane të zhytura në krizën e borxheve, është evazioni fiskal, që tashmë është vënë në qendër të kontrollit të financave të vendeve anëtare. Qeveritë europiane së fundmi kanë zbuluar evazorët e vërtetë dhe po shqyrtojne nje seri ligjesh për t’i ndëshkuar ata. Vetëm në Greqi, pas shumë përpjekjeve nga ana e kontrollit të financave, janë zbuluar emrat konkretë të atyre, që nuk kanë publikuar asnjëherë pasuritë e tyre. Qeveria greke ka publikuar online emrat e 4152 bashkëkombësve, mes kompanive private dhe shtetërore, që kanë fshehur më shumë se 14,8 miliardë euro, një shifër kjo më shumë se 5% e PBB të Greqisë. Ndërkohë që investiguesit e financave italiane kanë zbuluar se në total në 2011 janë 7500 evazorë, të cilët kanë fshehur 21 miliardë euro të ardhura, të cilat nuk janë njohur më parë nga ministria e Financave. Edhe në rastin konkret bëhet fjalë për biznese dhe punonjës autonom. 50 miliardë të ardhura të padeklaruara dhe 8 miliardë tvsh e papaguar. Guardia e Financës italiane ka denoncuar 12 mijë persona gjatë hetimeve të bëra për mashtrime ndaj financave. Gjithashtu janë zbuluar edhe 11 miliardë euro të ardhura të padeklaruara jashtë territorit italian, kryesisht për zhvendosje të kapitaleve pa paguar taksën kombëtare.
Lufta kundër evazionit fiskal së fundmi është në qendër edhe të qeverisë franceze. Ministria e financave franceze ka bërë me dije se shumë shpejt do të paraqesë një paketë sanksionesh shumë të rënda për të gjithë mashturesit. Parisi kërkon të rinovojë ligjet për luftën ndaj evazionit te cilat jane po ato te 30 viteve më parë. Masat e reja parashikojnë gjoba deri në 5% të shumave të fshehura. Por në draftin e ri ligjor janë parashikuar edhe sanksione penale për ata që transferojnë kapital në parajsat fiskale, në këtë rast parashikohet deri në 5 vjet burg dhe një gjobë me 37.500 euro. Por gjobat për shkelësit e ligjit fiskal mund të arrijë edhe deri në 500 mijë euro.