Europiani i Peshengritjes Godelli merr 3 medalje bronzi ne Rusi
Shqipëria ka nisur sot garën në Kampionatin Evropian të peshëngritjes që po mbahet në Kazan të Rusisë nga datat 11-17 prill.
Për Shqipërinë garoi Daniel Godelli, i cili arriti të fitonte 3 medalje bronzi, një në shkëputje me 145 kg, një në shtytje me 176 kg dhe një në dygarësh me 321 kg në total.
Interesant është fakti që Godelli e la garën që pas provës së dyte me 179 kg të dështuar në stilin e shtytjes, pasi e kishte siguruar medaljen e bronzit dhe dy rivalët e tij, rusi Llukanin që fitoi medaljen e arit dhe rumuni Razvan që fitoi medaljen e argjendtë ishin shkëputur mjaft në krye, ndërsa askush nuk kërcënonte medaljet e peshëngritësit shqiptar.
Kjo ishte një arritje e madhe e Godellit jo vetëm për vendin e tretë në Kampionatin Evropian për të rritur, por edhe për pikët e fituara në garën për kualifikimin në Lojrat Olimpike “Londër 2012” . Ndërkohë që sot të parat që garuan për Shqipërinë në këtë kampionat Europian ishin Romela Begaj dhe Fetije Kasaj në peshën 58 kg. Romela Begaj dështoi në stilin e shkëputjes në të tre provat me 90 kg duke mos vijuar kështu garën as në stilin e shtytjes dhe duke u skualifikuar.
Ndërsa Fetije Kasaj arriti të ngrinte 83 kg në stilin e shkëputjes dhe 107 kg në stilin e shtytjes me një total prej 190 kg në dygarësh, duke u renditur kështu e 5-ta në dygarësh dhe duke fituar disa pikë të rëndësishme olimpike që do t’i shërbejnë asaj në kualifikimin për në “Londër 2012”, teksa Romela Begaj e humbi këtë mundësi që i jepte Evropiani.