FIFA Shqiperia skuadra e 50-te me e mire e botes ne futboll

Kurrë më parë nuk ka mundur të mbërrijë kaq lart.
Kombëtarja shqiptare e futbollit ka bërë kërcimin më të madh të të gjitha kohëve, duke u ngjitur në vendin e 50-të në renditjen botërore të ekipeve përfaqësuese, listë e ndërtuar nga FIFA.
Me 100 pikë të fituara pas suksesit 1-0 ndaj Bjellorusisë në Tiranë në Euro 2012, skuadra kuqezi fitoi 23 vende, duke I bërë vend vetes për herë të parë në mes 50 ekipeve të parë të botës, një renditje aspak për t’u hedhur poshtë në mes 202 shteteve që janë anëtare të FIFA-s.
Vetëm Izraeli ka mundur të përparojë më shumë sesa Shqipëria muajin e fundit, me 25 vende ndaj 23 të skuadrës së Kuzhes.
Shqipëria është tashmë e katërta në renditje ndër përfaqësueset e grupit tonë eleminator të Euro 2012, duke lënë prapa Bjellorusinë, e cila ka zbritur 16 hapa duke qenë tashmë e 53-ta në rruzull. Franca, që ka humbur një pozicion, renditet e 19-ta, Rumania, që ka përparuar me 11 shkallë, është e 41-ta, ndërsa Bosnjë-Hercegovina gjithashtu ka pasur ecuri pozitive me 12 vende dhe mban tani vendin e 44-ët.
Rekordi I mëparshëm, I kuqezinjve ishte vendi I 58-të arritur në nëntor të vitit të kaluar. Në renditjen e përgjithshme botërore, vazhdon të kryesojë Spanja, e ndjekur nga Holanda, ndërsa Brazili është ngjitur I treti që nga vendi I 5-të, duke lënë prapa Gjermaninë, Argjentinën dhe Anglinë. Italia fiton 2 vende duke qenë tani e 9-ta.