E Diel, 1 Nëntor 2026

Eurosong 2013, Shqipëria garon të Enjten

Sllovenia, Kroacia, Serbia dhe Mali i Zi  nuk u kualifikuan në finalen e festivalit evropian të këngës – Eurosong 2013, e ndërsa Shqipëria dhe Maqedonia do ta kenë rradhën të Enjten.

Në natën e parë kanë performuar këngëtarët nga këto katër vende ish-jugosllave, por përkundër optimizmit të madh nuk kanë dhënë ndonjë spektakël  në natën e parë të gjysmë finales së këtij festivali që po mbahet në Malmo të Suedisë.

Shqipëria dhe Maqedonia kanë mbetur garuesit e fundit nga vendet e Ballkanit dhe shanset që do të jenë në sprovë të Enjten në natën e dytë të gjysmëfinales.

Shqipëria përfaqësohet me këngën “Identiteti” të Adrian Lulgjuraj dhe Bledar Sejko .

Nata e gjysmëfinales së parë u hap mbrëmë me korin e fëmijëve që interpretoi këngën fituese të vitit të kaluar “Euphoria”, ndërsa ata ishin shoqëruar nga këngëtarja fituese Lorin.

Drejtuese e  këtij spektakli të 58 -të  është e vetme  aktorja suedeze Petra Mede .

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›