E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rihanna shfaqet si bionde seksi

Nëse është dikush që ka ndërruar look-un më së shpeshti nga bota e showbizzit, ajo patjetër se është këngëtarja Rihanna.

Flokë, të shkurtra, të gjata, ngjyra të ndryshme, ndërkohë tani së fundmi, pop ylli është paraqitur si bionde natën e kaluar në New York.

Kësaj radhe nuk bëhet fjalë për flokët e saj por ajo është paraqitur me një paruke të bardhë nëpër rrugët e New York-ut.

Këngëtarja kohët e fundit ka qenë shumë e përkushtuar në disa fotosesione e angazhime tjera. Me gjasë, ajo po mundohet ta mbajë veten sa më të zënë për të larguar vëmendjen nga ndarja me Chris Brown.

“Kur ju dashuroni dikë aq shumë sa ajo e do Chris dhe papritmas ai person ju lë, ju vërtetë lodheni. Është torturuese për të për shkak që ajo ka një zemër të madhe’, ka thënë një burim ‘Hollywoodlife’.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›